Një 22-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u godit nga një rrufe, teksa po kulloste bagëtitë, në Greqi. “Zo0gla.gr” raporton se ngjarja ndodhi të shtunën. Trupi i pajetë i 22-vjeçarit u gjet nga një i ri tjetër. Ndërkohë, vetë pak orë më pas humbi jetën edhe një shtetas grek nga goditjet e rrufeve. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije ende.









