Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bazel të Zvicrës, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë. Incidenti është shënuar pas festimeve që rendën pas fitores së Zvicrës përballë Serbisë, ku dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bënë dy gola.
Mediat italiane raportojnë se tifozi shqiptar ishte duke festuar me një flamur shqiptar, kur është sulmuar me thikë nga 3-4 persona. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është qëlluar me thikë në këmbë. Por agresorët nuk janë mjaftuar me kaq, pasi ia kanë grisur edhe flamurin shqiptarit. Fill pas ngjarjes i riu është dërguar në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën