• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarje e rëndë/ Vret ish të dashurën në makinë pasi e kapi me të dashurin e ri

14/03/2018
Ngjarje e rëndë/ Vret ish të dashurën në makinë pasi e kapi me të dashurin e ri

Ndjek ish të dashurën që ndodhej në makinë me partnerin e ri dhe qëllon drejt tyre me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vicenza të Italisë dhe personi që shkrepi këmbëzën është shqiptar, ashtu si ish e dashura. Siç raportojnë mediat lokale, ora shënonte rreth 20:30, kur 20-vjeçarja shqiptare ishte në bordin e një “Mercedesi” që drejtohej nga partneri i saj serb. Në sediljet e pasme ndodheshin një çift miqsh. Një makinë “Mini Cooper” është në ndjekje të tyre. Aty ndodhen dy shqiptarë, ish i dashuri i 20-vjeçares dhe një mik i tiji: 26-vjeçari Graciano Qori e M.K., të dy 26 vjeç dhe me precedentë të mëparshëm në shtetin fqinjë. Vajza, e alarmuar nga prania e Mini Cooper-it, lajmëron Policinë. Drejtuesi i makinës Mercedes tenton të shmangë ndjekësit, por drejtuesi i Mini Cooper-it e drejton makinën paralel me Mercedesin, dhe në lëvizje e sipër kërcënon nga dritarja pasagjerët e mjetit tjetër me një pistoletë.

Ndjekja vijon për një copë kohe deri në rrugën “Fermi”, ku nga Mini Cooper-i qëllohet 3 herë me pistoletë: Një në ajër dhe dy në drejtimin të Mercedesit, te gomat e mjetit. Një tjetër telefonatë vë në lëvizje Policinë që dërgon dy patrulla në sheshin “Del Sole”, ku ndërkohë u zhvendos ndjekja. Në rotondon “Albera” qëllohet edhe dy herë me pistoletë. Mercedesi shkon drejt patrullave të Policisë për të kërkuar ndihmë, ndërsa Mini Cooperi largohet me drita të fikura. Vajza 20-vjeçare u tregon efektivëve se e njeh një prej personave në makinën që i ndiqte. Agjentët vihen në ndjekje të Qorit, i cili ndalohet rreth orës 23 dhe shoqërohet në Polici. 26-vjerçari është denoncuar për dhunë, kërcënim, dëmtim prone dhe prishje të qetësisë publike. Është proceduar penalisht edhe M.K., por ai nuk është arritur të ndalohet ende nga Policia. Këtë mëngjes, Policia nisi edhe praktikat e dëbimit nga Italia të Qort, raportojnë mediat lokale. Me ndihmën e disa banorëve, u gjet dhe sekuestrua edhe arma me të cilën qëlloi Qori. Arma, një pistoletë tip “Scacciacani” u hodh nga dritarja e makinës dhe u gjet në sheshin “Crispi”, pranë një salle lojërash elektronike.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tragjedi në SHBA, ylli i ri i Broadway humb jetën pas një sulmi me thikë

Tragjedi në SHBA, ylli i ri i Broadway humb jetën pas një sulmi me thikë

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al