Një person i vrarë dhe i mbuluar me gjak u gjet ditën e djeshme në Athinë, rreth orës 5:00 të mëngjesit. Sot u zbulua se ky person ishte një 24-vjeçar shqiptar.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të riut.
NGJARJA
Një kalimtar i rastit gjeti të shtrirë në tokë një person të mbuluar me gjak.
Kalimtari thirri menjëherë ambulancën, e cila e transportoi në urgjencë, por 24-vjeçari nuk mundi t’i mbijetoi plagëve në gjoks.
Dyshohet se këto plagë janë shkaktuar nga një send i mprehtë.
Mediat lokale raportojnë se policia po heton mbi pistën e vrasjes për çështje personale, por nuk përjashtohen edhe shkaqe të tjera për ngjarjen e rëndë.