Një shqiptar humbi jetën në Greqi pasi u përplas nga një tren.
Sipas mediave greke, shqiptari 22-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ulur në shinat e trenit, dhe dyshimet e para janë që kemi të bëjmë me një vetëvrasje nga ana e tij.
Edhe pse e ka dëgjuar alarmin që lëshoi shoferi i trenit, i riu nuk është larguar nga shinat duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mediat thonë se 22-vjeçari punonte në një fermë.