• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjashmëritë dhe ndryshimet e sezoneve të para të Contes

31/07/2020
Ngjashmëritë dhe ndryshimet e sezoneve të para të Contes

Ende ka një vend të dytë për ta “vulosur” përfundimisht dhe një “Europa League” për të provuar të fitojë. Sidoqoftë, përgjithësisht, Antonio Conte ka arritur në fund të sezonit të tij të parë si trajner i Interit. Një sezon që, pa rrugën e duhur në kompeticione me rëndësi (Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe në pritje, “Europa League”), sigurisht mund të konsiderohet pozitiv për zikaltrit. Vetëm mendoni se deri disa ditë më parë, Interi ishte ende duke luftuar për “Scudetto”, diçka që nuk kishte ndodhur me vite e vite… Por, çfarë ndryshimesh ka midis Antonio Conte, trajnerit të Interit në këtë sezon, dhe “plakut” Antonio Conte, trajnerit të Juventusit? Çfarë sezoni debutues pati tekniku apulian në të dyja aventurat? Ne donim të analizonim ngjashmëritë dhe ndryshimet e dy sezoneve të para, në stolat përkatës. Ekziston menjëherë një ndryshim i madh në qasje, tashmë apriori: Antonio Conte arriti te Juventusi si simbol absolut i klubit bardhezi dhe si ish-kapiten i ekipit. Ai mbërriti tek Interi praktikisht si një armik i hidhur. Gjithashtu, iu desh të përballej me një pjesë të tifozëve, që u përpoqën ta kundërshtonin këtë zgjedhje të klubit zikaltër.
Por, në të dyja rastet, Contes iu desh shumë pak për të hyrë në zemrat e fansave të tij, të cilët nuk mund të qëndrojnë indiferentë para një trajneri, që punon me gjithë zemër dhe me zell, i cili edhe gjatë lojërave vrapon dhe agravon 90 minuta në kërkim të fitores. Pastaj, përsëri dallime: Conte te Juventusi mbërriti në një ekip, që kishte zënë vendin e shtatë dy sezone me radhë, i cili në vitin e parë të menaxhimit teknik të tij nuk kishte as gara europiane për të luajtur. Situata ideale në atë moment, me shumë kohë për të stërvitur lojtarët e tij dhe për të rikuperuar energjinë fizike nga java në javë, pa angazhime çdo tri ditë. Saktësisht në kundërshtim me Interin, ku Conte arrin të trajnojë një ekip me ambiciet e “Scudetto” dhe me përkushtimin e Ligës së Kampionëve mbi shpatullat e tij. Rezultati? Fillimisht një rrugë e qartë në kampionat dhe disa vështirësi në Ligën e Kampionëve. Dhe pikërisht për shkak të vështirësive që pati në Champions, pas dëmtimeve dhe rotacioneve, Conte filloi të zbulojë “sëmundjet” e tij në vjeshtë, në stolin zikaltër. Gjë të cilën e provoi te Juventusi vetëm në vitet në vijim, pikërisht në angazhimet në Europë.
Vetëm mendoni për frazën e famshme të thënë pas një eliminimi nga Liga e Kampionëve (“Ju nuk mund të uleni në restorantin 100 eurosh me 10 euro në xhep”). Po këtë sezon, pas një përmbysjeje që pësoi nga Borussia Dortmund, edhe pse jo me të njëjtat fjalë, Conte u zemërua me klubin pse nuk kishte blerë më shumë lojtarë… Ai është një trajner, i cili thjesht nuk mund të humbasë. Dhe kur kjo të ndodhë, disa fjali që dalin nga goja e Conte kanë “spec djegës”… Disa e kritikojnë për këto sulme të brendshme ndaj klubit, që ai bën herë pas here, por ai është i tillë. Ju ose e doni, ose e urreni. Sa i përket aspektit teknik / futbollistik, Conte e filloi me dy ide shumë të ndryshme në të dyja projektet. Ai arriti te Juventusi si “profet” i 4-2-4, por shpejt e kuptoi se me mesfushorët që kishte në dispozicion, duhej të luante me tre mesfushorë. Ai më pas u zhvendos te 4-3-3. Duke rritur më tej aftësitë e Bonucci në qendër të mbrojtjes dhe të dy lojtarëve të jashtëm, ai kaloi në modulin 3-5-2.
Nga ai moment, në karrierën e tij nuk ndryshon skemë. Megjithatë, mbrojtja me tre bëhet një dogmë. Te Chelsea, një vit luajti me 3-4-3, ndërsa në muajt e fundit tek Interi ka eksperimentuar edhe 3-4-1-2, me futjen e Eriksen, por substanca e formës mbetet e tillë.
Të dyja ekipet e tij kanë një strukturë loje shumë të ngjashme. Shumë posedim, lojë që gjithmonë kalon nga mbrojtësi qendror me këmbë të mira (Bonucci dhe De Vrij) dhe më pas te “drejtori” i mesfushës (Pirlo dhe Brozovic). Forca e tij e madhe, dhe kjo është një analogji, janë pa dyshim dy mesfushorët që vrapojnë lart e poshtë krahut dhe vazhdimisht arrijnë këndoren (dy emra mbi të gjitha, Lichtsteiner dhe Candreva).
Në fund, aspekti i lidhur me rezultatet është padyshim i ndryshëm. Sezoni i parë te Juventusi përfaqëson akoma një “mollë të ndaluar” në Itali. Conte thyen çdo rekord: 43 rezultate radhazi positive. Ky sukses mbetet i pamposhtur në kampionat. Po ashtu, shënuan 20 lojtarë të ndryshëm të ekipit të tij. Ai fitoi kampionatin, por humbi finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit. Synime që Interi aktual nuk i ka arritur, por që në një kuptim të caktuar shkojnë në atë drejtim. Sidoqoftë, Interi ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, 18 lojtarë të tij kanë shënuar gola, ka humbur vetëm 4 ndeshje, madje edhe më pak se Juventusi (5). Shkurt, disa ndryshime, kryesisht për arsye kontingjente, por shumë ngjashmëri midis Antonio Conte të Juventusit dhe atij të Interit. Dhe në fakt, trajneri apulian është një nga ata që ndryshojnë pak ose asgjë me kalimin e kohës. Një fondamentalist, një “harkëtar” në stol dhe lojtarët e tij e dinë mirë këtë…

Related Posts

Vështrim mbi Botërorët e Futbollit/ Argjentina, për të 3-tën herë përendeshë e futbollit botëror
Sport

Vështrim mbi Botërorët e Futbollit/ Argjentina, për të 3-tën herë përendeshë e futbollit botëror

16/04/2026
“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta
Sport

Botërori, Infantino s’ka dyshime për pjesëmarrjen e Iranit

16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias
Sport

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

16/04/2026
Trajneri Simeone në versionin biznesmen, zotëron 180 apartamente dhe 7 pallate
Sport

Trajneri Simeone në versionin biznesmen, zotëron 180 apartamente dhe 7 pallate

16/04/2026
Partizani, Gega ka dy rreshtime fituese. Ja alternativat e “Demave” para Europës
Sport

Mbi dy gola për ndeshje, mbrojtja dënon Partizanin e Kërnajës

16/04/2026
Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin 11-shen më të mirë të javës së 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

Flamurtari, “kurth” për Egnatian dhe titullin

16/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vështrim mbi Botërorët e Futbollit/ Argjentina, për të 3-tën herë përendeshë e futbollit botëror

Vështrim mbi Botërorët e Futbollit/ Argjentina, për të 3-tën herë përendeshë e futbollit botëror

16/04/2026

Elijona rikthehet pas humbjes së madhe, mesazhi që ndau për ndjekësit

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al