• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjela: Tani SHBA do e çojë Berishën në SPAK, prisni dhe shikoni…

19/05/2021
Ngjela: Tani SHBA do e çojë Berishën në SPAK, prisni dhe shikoni…

Nga Spartak Ngjela

Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën botërisht korrupsionin dhe krimin e Sali Berishës dhe të gjithë familjes së tij, të përfshirë në korrupsion shtetëror.

Kuptohet se ky është vetëm kapitulli i parë. Në fund të tij, kuptohet gjithashtu se është shkruar: vijon.

l.

Shqipëria po hyn tani me vrull historik në epokën vertetë të historisë së saj perëndimore dhe, njëherësh, edhe të zhvillimit të saj, deri më tani i penguar nga korrupsioni shtetëror antishqiptar.

Gjithçka e shëmtuar, madje vetë shëmtimi shqiptar, sot mori goditjen e parë cilësore drejt shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një krim që ka drobitur shqiptarët; që ka vonuar çlirimin e Kosovës në më tepër se dhjetë vjet; dhe, që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë me shkatërrim të organizuar.

Me këtë sinjal të parë antikorrupsion, i cili sigurisht që do të vijojë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve; na duhet të theksojmë se në Shqipëri filloi ndihma konkrete e politikës amerikane për shpëtimin e Shqipërisë nga krimi i gjatë shtetëror njëqindvjeçar, dhe, të shqiptarëve të sotëm, nga vuajtja e gjatë tridhjetëvjeçare, me një varfëri ekstreme e imponuar.

ll.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, i tha mbrëmë të gjitha, madje edhe këtë që ndodhi sot. Po kujt ua tha? Injorantëve, që janë edhe hajdutë njëherësh; të cilët, retorikën e saj diplomatike e brilante, e quajtën “një përrallë të radhës”. Kurse sot, nuk i dihet ku janë. (!)

Ata që kanë dashur deri më sot shkatërrimin e Shqipërisë me destabilizim dhe përçarje të brendshme të saj, tani duhet të heshtin se kuptohet që ky proces do të jetë drastik kundër të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimit të organizuar, si refleks i tij.

Koha erdhi… dhe për të mundurit tani mjafton maksima e madhe latine si varg i famshëm i Virgjilit: “E vetmja shpresë e të mundurit, është që të mos ketë më asnjë shpresë” (Una salus victis, nullam sperare salutem – Virgilio, Eneide, II, 354)

E kam thënë edhe një herë tjeter këtë maksimë latine në versionin qezarian, por, e përsërita për t’i thënë kohës së shëmtuar se, revolucioni alaosman i Saliut, ishte një kanë uji e zbrazur, pasi ishin tharë sakaq dhe të gjithë burimet rrotull saj.

Se po i kërkojnë prova Uashingtonit.

Po politika amerikane që ka marrë përsipër reformën antikorrupsion në Shqipëri, a do t’ia paraqesë provat e korrupsionit Berisha, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme?

Sigurisht që do t’ia paraqesë SPAK- ut .

Prisni dhe shikoni…

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

13/11/2026
Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al