• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjela: Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut!

04/09/2022
Ngjela: Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut!

Nga Spartak Ngjela

Sali ziu donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk…Një “Nuk!” të fortë dhe me zë të lartë iu dha nga Grupi. “Nuk!”, ka kudo për këtë njeri-gënjeshtër, por ai vijon. Qeshin të gjithë shqiptarët e ditur me të, por ai vijon, edhe pse takohet me mohimin që i bëhet kudo. Por ai vijon… Sepse kërkon t’u thotë amerikanëve – Shqipëria është imja.

Dhe të gjithë qeshin me teatrin e tij absurd që ditë për ditë po u thotë shqiptarëve: po vjen pushteti i tij, domethënë – Godoja. Por Godoja e Saliut nuk dëgjon nga veshët.

Kurse përkrahësit e tij e presin Godonë me seriozitet, edhe pse janë zënë liksh prej Saliut dhe nuk kanë ku të shkojnë.

Megjithatë, ata të afërmit e tij dje u mërziten shumë, sepse Saliu nuk e mori dot grupin parlamentar, edhe pse dhëndri i tij u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të shkonin me Saliun, duke u thënë: hajdeni te Saliu se keq do ta kishin kur të vijë Godoja. Por ata nuk e dëgjuan.

Kurse Saliu nuk po flet. Siç duket është i bindur se do t’i vijë Godoja. Por koha po i ikën, dhe asgjë nuk ka në vijë. Godoja nuk po duket Sali.

Por…

“Ja, ja shikoheni”! Bërtet Saliu duke shtuar: “ja, te kthesa është Godoja, priteni, se do të dalë”.

Dhe koha ikën, dhe amerikanët qeshin me të, kurse shqiptarët i ka bezdisur sa nuk e shohin dot më me sy.

Por Saliu s’pyet, ai vijon përditë të mbledhë një grusht njerëzish, shumica të paguar, dhe vetëm flet.

Dhe televizionet kombëtare e transmetojnë, se paguhen, sigurisht.

Po Saliu, çfarë fiton? Asgjë nuk fiton, po zbut marazin dhe frikën e tij të brendshme me gënjeshtrat që i llomotit ditë për ditë, dhe nuk thotë asgjë.

Po si do të shkojë puna e tij?

Ja kështu, me Godonë në gojë, derisa Kuvendi i Shqipërisë të miratojë projektligjin që ka depozituar në Parlament kundër tij. Çështje ditësh është…

Related Posts

Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)
Kryesore

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

10/11/2026
Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al