• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngriti traun në kufi me Greqinë, si e kaloi makinën me drogë shefi i policisë

01/12/2023
Ngriti traun në kufi me Greqinë, si e kaloi makinën me drogë shefi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar këtë të enjte shefin e Kufirit të Korçës, Stiljan Pasho, pasi akuzohet për trafik droge.

Urdhri për ndalimin e 53-vjeçarit ka ardhur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, pasi Kryekomisari “ka ngritur traun” në Kapshticë për të kaluar drejt Greqisë një automjet brenda të cilit pala helene ka gjetur 26 kg kanabis.

Pasho ka qenë i ulur në vendin e parë, në momentin kur drejtuesi Lorenco Lika ka kaluar në doganë mjetin ku brenda bombolës së gazit ndodhej droga që është gjetur më pas nga autoritetet greke në një banesë në Follorinë.

Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i AMP Korçë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e kanë ndjekur me metoda speciale, prej disa javësh.

“Nga veprimet hetimore të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës Së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezulton e provuar se Kryekomisar S. P., me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin e tij në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kashticë pa ju nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, si dhe duke urdhëruar vartësit e tij për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e këtij shtetasi. Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e policisë Greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi–Shqipëri, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek”, njofton AMP.

Pasho ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. Më pas ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht. Ky nuk ishte rasti i vetëm kur Kryekomisari kishte lëvizur edhe vetë në të njëjtin mjet me shtetasin e arrestuar, fakt ky i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.

Nga deklarimet e punonjësve të pikës kufitare të Kapshticës, ata kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga Kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve në Follorinë.

Arrestimin e Pashos e njoftoi edhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke vlerësuar punën e AMP në procesin vetë-pastrues të radhëve të uniformave blu.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përmbysje e madhe, Elbasani thyen Partizanin

Përmbysje e madhe, Elbasani thyen Partizanin

28/10/2026
VIDEO/ Inter vuan ndaj Venezias, i falet dy autogolave

VIDEO/ Inter vuan ndaj Venezias, i falet dy autogolave

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al