Prej mëngjesit të sotëm nis të zbatohet urdhri i ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri për pastrimin e segmenteve kombëtare.
Aksioni është ndërmarrë nga IKMT dhe ARRZH të cilat kanë nisur të heqin objektet pa leje.
Autoritetet u kanë lënë 2 javë kohë autoriteteve për heqjen e objekteve.
Aksioni do të nis në aksin kombëtar Tiranë-Rrogozhinë. Objekti i parë i prishur është një biznes në mbikalimin e Shkozetit.
Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se janë evidentuar të gjitha objektet e paligjshme në të gjitha rrugët e vendit. Të gjitha objektet sipas saj janë njoftuar.
Në aksion mësohet se merr pjesë edhe drejtori i komanduar i ARRZH Afrim Qendro I cili u shpreh se jeta e qytetarëve është më e shtrenjtë se subjektet në akset rugore që pengojnë qarkullimin rrugor.









