• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis grumbullimi për eliminatoret, zbardhet agjenda e kuqezinjve

04/10/2021
Nis grumbullimi për eliminatoret, zbardhet agjenda e kuqezinjve

Kampionatet e futbollit ndalen për t’u lënë vendin përfaqësueseve, teksa Kombëtarja Shqiptare nis sot grumbullimin për eliminatoret Katar 2022, ku do të përballet me Hungarinë e Poloninë në harkun e tre ditëve, me objektivin për të mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës. Trajneri Edi Reja publikoi paraditen e të dielës listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje, ku bie në sy rikthimi i mbrojtësit të krahut, Ivan Balliu, i cili ka rilindur te Rayo Vallecano dhe po bën shumë mirë në elitën e kampionatit spanjoll, por mungojnë dy mesfushorë si Laçi e Abrashi, për arsye dëmtimi.
Gjatë ditës së sotme pritet që të gjithë futbollistët të mbërrijnë në kompleksin “Tropikal”, ku grumbullohet tashmë thuajse gjithmonë kombëtarja shqiptare, ndërsa trajneri Edi Reja do të dalë në një konferencë për shtyp në orën 13:15, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet e objektivat për këto dy ndeshje, ndërsa pasdite do të veshë tutat për të drejtuar seancën stërvitore. Fluturimi i kuqezinjve për në Hungari është planifikuar për paraditen e të premtes, një ditë para ndeshjes, teksa në “Ferenc Puscac” do të mbahet një seancë stërvitore dhe konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit.
Sfida ndaj maxharëve do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2, ndërsa menjëherë pas ndeshjes, pritet që delegacioni i kuqezinjve të fluturojë menjëherë drejt Shqipërisë. Destinacioni do të jetë sërish kompleksi “Tropikal” në Durrës, ku skuadra do të qëndrojë deri të martën pasdite, për t’u nisur më pas drejt kryeqytetit, ku në “Air Albania” do të përballet me Poloninë e Robert Lewandowskit. Shqipëria aktualisht renditet në vendin e dytë të grupit I, me 12 pikë në 6 ndeshje dhe për të ruajtur këto pozita, duhet të marrë maksimumin nga dy përballjet me Hungarinë e Poloninë, të cilat janë edhe rivalet direkte për t’u pozicionuar pas Anglisë.

Related Posts

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh
Sport

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje
Sport

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët
Sport

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al