Ka rinisur mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores së Kuvendit për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi prokurorët do të paraqesin prova që përbëjnë ‘sekret shtetëror’, për të bindur kështu deputetët që të votojnë pro heqjes së imunitetit të Tahirit.
Ky i fundit është larguar nga mbledhja bashkë me avokatin e tij, Artan Hajdari.









