• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis në Izrael gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu

05/04/2021
Nis në Izrael gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu

Prokurorët izraelitë akuzuan të hënën Kryeministrin Benjamin Netanyahu se ka ofruar favore në vend të parave, që në hapje të gjyqit ndaj tij, nën akuzat për korrupsion. Kjo çështje së bashku me një proces zgjedhor që nuk rezultoi me një fitues të qartë, kanë zbehur mundësitë e Netanyahu për të qëndruar në detyrë.

Netanyahu i ka mohuar akuzat për ryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim.
Prokurorët thanë se Netanyahu ishte përgjegjës për miratimin e rregulloreve që i mundësuan një kompanie marrëveshje me vlerë “disa qindra milionëshe”, në shkëmbim të një mbulimi pozitiv të kryeministrit nga një portal i njohur lajmesh, nën kontrollin e kësaj kompanie.
“Marrëdhëniet mes Netanyahu dhe të pandehurve të tjerë u bënë si “monedha”, diçka që mund të tregtohej”, tha prokurori Liat Ben-Ari në prezantimin e të ashtuquajturit “Rasti 4000”. “Kjo lloj monedhe ndikon në vendimet e nëpunësve publik”.
Ky është gjyqi i parë penal ndaj një kryeministri në detyrë. Netanyahu përballet edhe me dy çështje të tjera. Ai thotë se është viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht.
Ndërkohë, Presidenti izraelit Reuven Rivlin ka nisur konsultimet me krerët e partive politike me qëllim formimin e qeverisë së ardhshme, e cila mbetet e paqartë pas zgjedhjeve të 23 marsit, të katërtat në dy vjet, që nuk i dhanë as zotit Netanyahu dhe as rivalëve të tij një fitore të qartë.
 Rivlin ka thënë se në vendimin e tij do të marrë parasysh çështje etike, duke aluduar me sa duket gjyqin ndaj Netanyahu./VOA
 
Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al