• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis operacioni në bregdet, sekuestrohen mjetet lundruese pa dokumente

22/05/2023
Nis operacioni në bregdet, sekuestrohen mjetet lundruese pa dokumente

Policia e Shtetit është angazhuar në kontrollin e mjeteve lundruese, teksa sezoni i verës është pranë çeljes.

Gjatë fundjavës, policia kufitare ka kontrolluar dhjetra mjete lundrimi nga Vlora në Sarandë, duke arritur të verifikojë dy mjete me problematika në dokumente.

Ndaj tyre është marrë masë me gjobë dhe bllokim mjeti.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues gomone e vogël.

Bllokohet për mungesë dokumentacioni, një mjet lundrues argëtimi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, me qëllim zbatimin e ligjshmërisë nga poseduesit dhe përdoruesit e këtyre mjeteve lundruese, kanë intensifikuar kontrollet në vendbazime të mjeteve lundruese në tokë, si dhe në det, ndaj mjeteve lundruese turistike.

Është ushtruar kontroll me mjetet lundruese të Policisë Kufitare në sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues gomone e vogël (shtetas kosovar), pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kishte mungesë të dokumentacionit, si dhe kishte udhëtuar me mjetin lundrues gomone me motorr 8 KF, në Karaburun, duke rrezikuar jetën e personave në bord.

Po në vijim të këtyre kontrolleve, është bllokuar një mjet lundrues argëtimi, pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Kontrollet do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare dhe në këtë kuadër Policia Kufitare e DVKM Vlorë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e përdoruesve të mjeteve lundruese, për zbatimin e ligjshmërisë nga ana e tyre.

Gjithashtu, Policia Kufitare është e vendosur në zbatimin me korrektësi të ligjit dhe ndëshkimin pa asnjë mëdyshje të shkelësve të ndryshëm, përdorues të mjeteve lundruese.

Related Posts

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës
Kryesore

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Blog

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Kryesore

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

08/07/2026
Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro
Kryesore

Gonxhja: Qershori muaji më i keq për turizmin, pësuam rënie të menjëhershme!

08/07/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë

08/07/2026
Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West
Kryesore

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West

08/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al