• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis shpërndarja e vaksinës Pfizer për fëmijët në SHBA

30/10/2021
Nis shpërndarja e vaksinës Pfizer për fëmijët në SHBA

Të shtunën në Shtetet e Bashkuara filloi shpërndarja e vaksinave Pfizer për fëmijët, e cila të premten mori autorizimin e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës nga 5 deri 11 vjeç. Për herë të parë të shtunën në mëngjes filloi shpërndarja e 15 milionë dozave të vaksinës Pfizer kundër Covid-19 për fëmijët në qendrat e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, pasi FDA-ja dha miratimin për përdorim urgjent të vaksinës tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.

“Veprimet tona sot, si dhe rekomandimi i CDC-së javën e ardhshme, do të na ndihmojë të mbyllim një kapitulli tjetër në këtë pandemi”, tha komisionerja në detyrë e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Janet Woodcock.
Dhe kjo po ndodh përpara një rritje të mundshme të rasteve me Covid-19 këtë dimër. Duke nisur nga e mërkura 28 milionë fëmijë mund të kenë të drejt të vaksinohen, një ditë pas miratimit të vaksinës edhe nga CDC-ja. Zyrtarë shtetërorë dhe lokalë tashmë kanë filluar të bëjnë porosi për dozat e vaksinës Pfizer për fëmijët, një pjesë e të cilave tashmë është nisur drejt qendrave të vaksinimit, farmacive, dhe qendrave të tjera mjekësore.
Spitali i fëmijëve në Teksas tashmë u lejon njerëzve të zgjedhin kohën kur mund të bëjnë vaksinën. Që nga fillimi i pandemisë, rreth 6 milionë fëmijë janë diagnostikuar me Covid-19. Rreth 700 fëmijë dhe adoleshentë të moshës nën 18 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19.
“1/3 e fëmijëve të shtruar në spital kanë qenë pa probleme të tjera shëndetësore, kështu që nuk mund të parashikojmë paraprakisht se kush është në rrezik nga Covid-19”, thotë Dr. William Gruber, Zëvendës President i Studimeve Klinike dhe Zhvillimit të Vaksinave Pfizer.
Studimet tregojnë se vaksina Pfizer për fëmijët është 91 për qind efektive dhe nuk ka patur raporte mbi shqetësime serioze për sigurinë e saj. Për këtë arsye, disa prindër po e presin me padurim vaksinimin e fëmijëve të tyre.
“Mundësia për të marrë këtë vaksinë do të na japë pak qetësi”, thotë Leslie Lopez.
Por studimet tregojnë se shumica dërrmuese e prindërve kanë hezitime në lidhje vaksinimin e fëmijëve.
“Jemi të frikësuar dhe të nervozuar”, thotë Nikita Filippo.
Në një sondazh i Fondacionit të Kompanisë Kaiser për Familjet, vetëm 27 përqind e prindërve të anketuar thanë se do të vaksinonin fëmijët e tyre menjëherë, ndërsa 33 për qind e të anketuarve thanë se preferojnë të presin më gjatë. Disa prindër shprehen gjithashtu shqetësimin për dozën e vogël të vaksinës për fëmijët e moshave 5-11 vjeç, e cila është sa një e treta e dozës për fëmijët 12 vjeç e sipër.
“Të gjithë kishin të njëjtin nivel reagimi të sistemit imunitar. Pra, nuk keni nevojë të shqetësoheni se fëmija juaj 11 vjeç do të marrë një dozë të vogël”, thotë Dr. Allison Bartlett. /VOA

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, policia merr masa: Nuk lejohet grumbullimi i tifozëve! Kontrolle para futjes në stadium

Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, policia merr masa: Nuk lejohet grumbullimi i tifozëve! Kontrolle para futjes në stadium

27/04/2026
Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al