• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nisin hetimet pas reaksioneve alergjike të vaksinës Pfizer

19/12/2020
Drejtori ekzekutiv i Pfizer: Deri në fund të vitit 2021 do të kemi më shumë doza të vaksinës se sa kemi nevojë

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara është duke hetuar rreth pesë reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit morën këtë javë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, tha një zyrtar i këtij institucioni. Peter Marks, drejtor i Qendrës për Vlerësim dhe Kërkim në FDA, tha në një konferencë për media të premten mbrëma se reaksionet alergjike u raportuan në disa shtete, përfshirë edhe në Alaskë.
Ai tha se kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) që është përbërës i përdorur në vaksinën e Pfizer – si dhe në vaksinën e kompanisë Moderna që u autorizua për përdorim të premten – “mund të jetë fajtori” për reaksionet alergjike. Marks tha se reaksionet alergjike ndaj kësaj substance mund të jenë më të zakonshme se sa mendohej paraprakisht. Rastet në Alaska, ku qytetarët përjetuan reaksione alergjike pasi morën vaksinën kundër koronavirusit të ri, janë të ngjashme me ato që u raportuan në Britani javën e kaluar.
Rregullatori shëndetësor në Britani tha se kushdo që ka histori të alergjive të rënda ndaj ilaçeve apo ushqimeve, nuk duhet të marrë vaksinën e Pfizer dhe BioNTech. Por, FDA tha se shumica e amerikanëve që vuajnë nga alergjitë janë të sigurt që ta marrin vaksinën. Ky institucion tha se vetëm njerëzit që në të kaluarën kanë pasur reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinave apo përbërësve që janë përdorur në këtë vaksinë të Pfizer, duhet të mos e marrin atë.
Të premten, FDA tha se vaksina e kompanisë Moderna nuk duhet t’u jepet personave që kanë një histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj çfarëdo përbërësi që është përdorur në vaksinat kundër koronavirusit. Kompania Pfizer nuk ka komentuar ende për këto hetime të nisura nga FDA. /REL

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

31/10/2026
VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al