• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave, le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

22/08/2025
Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave, le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.

Mesazhi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore 2025-2026”:

Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.

Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.

FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.

Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.

Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.

Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme.

Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!


Related Posts

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë
Sport

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

27/10/2026
Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit
Sport

Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

26/10/2026
Sport

Prapaskenat te Juvja/ Tifozët e Lecces e fyejnë, Zhegrova ua kthen

26/10/2026
“Topi i Artë, Kane para ceremonisë: I lumtur dhe entuziast njëkohësisht
Sport

“Topi i Artë, Kane para ceremonisë: I lumtur dhe entuziast njëkohësisht

26/10/2026
E papritur e madhe, shtyhet ceremonia e “Topit të Artë”
Sport

E papritur e madhe, shtyhet ceremonia e “Topit të Artë”

26/10/2026
FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria mbyll grupin me pesë fitore, kuqezinjtë mes 32 ekipeve më të mira të turneut
Sport

FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria mbyll grupin me pesë fitore, kuqezinjtë mes 32 ekipeve më të mira të turneut

26/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

27/10/2026
Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al