• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nisma e Institutit të Monumenteve dhe FAU/ Qeparoi i vjetër tërheqës për studentët e arkitekturës

21/11/2017
Nisma e Institutit të Monumenteve dhe FAU/ Qeparoi i vjetër tërheqës për studentët e arkitekturës

Një grup studentësh të vitit të 5-të arkitekturës kanë realizuar rilevimin e gjithë ndërtesave të Qendrës Historike të fshatit Qeparo i vjetër. Kjo nismë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, drejtuar nga Arta Dollani dhe Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikës, ka si qëllim që përmes ligjëratave dhe punëtorive, studentët e rinj të mund të njihen me situatën urbane, arkitekturën e banesave si dhe me paraqitjen e ideve për rijetëzimin dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Procesi i rilevimit u zhvillua nga studentët e drejtuar nga Prof. Dr. Florian Nepravishta (Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës), në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Studentët bashkëbiseduan me banorët e fshatit gjatë punës së tyre, gjë që ndihmoi në pasurimin e dokumentimit të banesave, me fakte e histori të marra drejtpërdrejtë në terren.

Me propozimin të Institutit të Monumenteve të Kulturës, fshati i vjetër i Qeparoit është shpallur Qendër Historike me VKM nr. 639, datë 7.9.2016. Kompozimi urban dhe arkitektura e fshatit paraqet tipologji interesante, veçanërisht në krijimin e hapësirave urbane, ku krijohen kthesa të papritura e panorama mahnitëse. Ky fshat përfshin një numër të konsiderueshëm banesash me një tipologji të larmishme dhe një rrjet rrugor të shtruar me kalldrëm, herë-herë të formuluar me shkallëzime në pjerrësitë e terrenit dhe vende-vende me kalime në formë tuneli nën banesat e fshatit.

Ndërtimet në përgjithësi janë 2-katëshe dhe janë ndërtuar me mur guri. Arkitektura është karakteristike e fshatrave tradicionale në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku pjesa dërmuese e ndërtimeve janë mbi 100 vjeçare.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Beniada hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën për 5-6 muaj

Beniada hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën për 5-6 muaj

27/02/2026
Selin-Gimbos: Unë nuk kam thënë që kam ndjenja për ty!

Selin-Gimbos: Unë nuk kam thënë që kam ndjenja për ty!

27/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al