Një avion i vogël është fotografuar në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës. Fotografitë e avionit janë publikuar në rrjetet sociale nga banorët e zonës, ndërsa dallohet qartë që avioni është modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë. Deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar të policisë, për të zbuluar arsyen mbërritjes së avionit në Dhërmi.









