• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një dekadë zhvillim

26/02/2026
Një dekadë zhvillim

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar Presidentin e FIFA, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit të tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Përmes një video-mesazhi, Presidenti Duka ka shprehur vlerësimin për lidershipin dhe vizionin e Presidentit Infantino gjatë kësaj dekade, duke theksuar se nën drejtimin e tij FIFA ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, me më shumë investime, përfshirje dhe standarde më të larta në çdo kontinent.

Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu rritjen e mbështetjes për federatat anëtare dhe ndikimin pozitiv që këto reforma kanë pasur edhe në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit, së bashku me Presidentin Duka, i uron Presidentit Gianni Infantino shumë suksese në vijim dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fortë me FIFA.

FSHF thekson se do të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionin ndërkombëtar për projekte që avancojnë futbollin shqiptar dhe kontribuojnë në vizionin global të këtij sporti.

Në vijim, mesazhi i plotë i Presidentit Duka:

I nderuar zoti President Infantino,

I dashur Gianni,

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, dëshiroj t’ju përgëzoj ngrohtësisht në dhjetëvjetorin tuaj si President i FIFA-s.

Gjatë këtyre dhjetë viteve të presidencës suaj, FIFA ka hyrë në një epokë të re. Organizata është transformuar në çdo drejtim, me qeverisje më të fortë, të ardhura në rritje, transparencë të shtuar dhe një nivel më të lartë të dukshmërisë globale dhe profesionalizmit.

Kemi qenë dëshmitarë të një Kupe Bote të organizuar në standardet më të larta, si dhe të një Botërori për Klube të jashtëzakonshëm, që na dhuroi futboll fantastik. Përtej garave kryesore, aktivitetet e FIFA-s për djemtë dhe vajzat e reja në mbarë botën janë organizuar me kujdes dhe cilësi të jashtëzakonshme.

Gjatë kësaj dekade, përkushtimi juaj ndaj solidaritetit dhe unitetit ka dhënë rezultate mbresëlënëse. Financimi për federatat anëtare është rritur ndjeshëm dhe ne jemi të bindur se ky progres do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Në Shqipëri, ne kemi përfituar shumë nga programi FIFA Forward.

Së bashku me ju, zoti President, inauguruam Shtëpinë tonë të Futbollit në Tiranë, një projekt që qëndron si një nga investimet më të rëndësishme në vendin tonë, jo vetëm në sport, por edhe përtej sportit. Ai përfaqëson mundësi, zhvillim dhe një të ardhme për brezat e ardhshëm.

I dashur Gianni,

Ju uroj forcë dhe vendosmëri të vazhdueshme për të udhëhequr FIFA-n me të njëjtin pasion, të njëjtën energji dhe të njëjtat prioritete të qarta.

Edhe një herë, urime për këtë moment të rëndësishëm për ju dhe për FIFA-n.

Related Posts

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut
Sport

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

16/03/2026
72 orë kohë, Tare tregon kartat, zbulon lëvizjet e fundit të “djallit”
Sport

E ardhmja e Modriç, Tare: Ai e do Milanin

16/03/2026
Abissnet Superiore/ Zgjidhet formacioni më i mirë, Dobi trajneri i javës së 28-të

LEGJIONARËT/ Manaj trondit Sylvinhon, edhe Daku mbetet në “bokse”, rikthehet Broja

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deklaratat e babait të Selin për Mirin, reagon Landi: Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë

Deklaratat e babait të Selin për Mirin, reagon Landi: Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë

16/03/2026
Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al