Lajmi për zbulimin e magazinës së kanabisit me 12 ton drogë në fshatin Pagri të Përmetit tingëllon disi i çuditshëm, kjo po të kesh parasysh raportet e Prokrurorisë ndër vite, që e klasifikojnë Përmetin si një prej qyteteve më të qeta në Shqipëri, e ku niveli i kriminalitetit është shumë i ulët.
Sjellim në vëmendje vetëm vitin 2015, kur Prokuroria e Përmetit theu rekord, pasi nuk regjistroi asnjë procedim penal për atë vit.
Droga e zbuluar një ditë më parë është sasia më e madhe e kanabisit të magazinuar të kapur ndonjëherë në Shqipëri.
Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, përfshi këtu edhe pronarin e magazinës.
Dy muaj më parë ky objekt u kontrollua nga policia por nuk u gjet gjë.
/ArgjiroLajm.net/