Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë zgjedhjet për kreun e ri në muajin mars.
Ditët e fundit ka dalë në media si një kandidaturë e mundshme edhe emri i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino, i cili është aktualisht deputet i PS-së.
Fino deri në vitin ’97 ka qenë kryetar i Bashkisë Gjirokastër, detyrë të cilën e braktisi për të qenë më pas Kryeministër në qeverinë e pajtimit kombëtar.
Sidoqoftë deri më tani vetë Bashkim Fino nuk është shprehur për një kandidim të mundshëm. Ndoshta kjo do të ndodhë në muajt e ardhshëm.
Nga ana tjetër, pritet që Armand Duka, kreu aktual i FSHF-së të kandidojë sërish.
© ArgjiroLajm.net