• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një nga periudhat më të vështira për kapitenin e Vllaznisë, Balaj nuk shënon gol prej 12 ndeshjesh

13/05/2026
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Bekim Balaj po kalon një nga periudhat më të vështira të sezonit sa i përket golit. Kapiteni i Vllaznisë nuk gjen rrugën e rrjetës prej 12 ndeshjesh radhazi mes kampionatit dhe Kupës, një statistikë që padyshim ka ngritur pikëpyetje në prag të fazës më vendimtare të sezonit.

Megjithatë, pesha dhe rëndësia e shtatlartit në lojën e kuqebluve mbetet e padiskutueshme, sidomos në momentet kur skuadra ka më shumë nevojë për eksperiencën dhe karakterin e tij. Pavarësisht “thatësirës” së gjatë para portës, Balaj arriti ta mbyllë sezonin e rregullt si një nga golashënuesit më të mirë të Superiores. Sulmuesi shkodran, së bashku me Kasallën, ndan kreun e renditjes së bomberëve me nga 13 gola secili, duke treguar se instinkti i tij për golin nuk është zhdukur. Në shumë raste gjatë këtij edicioni, pikërisht golat e 35-vjeçarit kanë mbajtur gjallë ëndrrën e Vllaznisë për të synuar titullin kampion.

Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te “Final 4”, aty ku vendosen fatet e sezonit dhe ku gabimet nuk falen. Në kampin kuqeblu besojnë se momenti i rikthimit të Bekim Balajt është pikërisht tani. Në ndeshjet që vlejnë më shumë, Vllaznia pret që kapiteni të marrë skuadrën për dore dhe të udhëheqë ashtu siç vetëm ai di të bëjë, me personalitet, eksperiencë dhe qetësi në zonën kundërshtare. Përtej golave, Balaj mbetet lideri emocional i skuadrës.

Prania e tij në fushë transmeton siguri për bashkëlojtarët, ndërsa tifozët vazhdojnë të besojnë se sulmuesi shkodran ka ruajtur më të mirën për fundin. Në duelet e mëdha shpeshherë janë lojtarët me eksperiencë ata që bëjnë diferencën dhe te Vllaznia shpresojnë se kjo do të ndodhë edhe këtë herë. E ndoshta nuk është rastësi që emri i tij është “Bekim”. Në Shkodër shpresojnë që Bekim Balaj të jetë pikërisht bekimi i madh i kuqebluve në rrugën drejt titullit kampion, një trofe që mungon prej vitesh dhe që këtë sezon duket më pranë se kurrë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote
Sport

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote

20/07/2026
Çmimet e Botërorit, sundon Spanja
Sport

Çmimet e Botërorit, sundon Spanja

20/07/2026
LIVE Finalja e Botërorit/ Minutat e fundit, Spanja dhe Argjentina pa konkretizim  (VIDEO)
Sport

LIVE Finalja e Botërorit/ Spanja në festë, vjen goli i avantazhit (VIDEO)

20/07/2026
LIVE Finalja e Botërorit/ Minutat e fundit, Spanja dhe Argjentina pa konkretizim  (VIDEO)
Sport

LIVE Finalja e Botërorit/ Minutat e fundit, Spanja dhe Argjentina pa konkretizim (VIDEO)

19/07/2026
VIDEO/ Nuk ka fitues në pjesën e parë të finales së Botërorit, Spanja dhe Argjentina dhurojnë Show
Sport

VIDEO/ Nuk ka fitues në pjesën e parë të finales së Botërorit, Spanja dhe Argjentina dhurojnë Show

19/07/2026
LIVE Finalja e Botërorit/ Spanja “zjarr”, Yamal shkakon drithërima
Sport

LIVE Finalja e Botërorit/ Spanja “zjarr”, Yamal shkakon drithërima

19/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote

“Arkitekti” i Spanjës, de la Fuente: E merituam, koha të festojmë këtë Kupë Bote

20/07/2026
Çmimet e Botërorit, sundon Spanja

Çmimet e Botërorit, sundon Spanja

20/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al