Një i ri nga Tirana është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës një ditë më parë. Shkak është bërë një pikturë, të cilën ai tentoi ta kalonte drejt Greqisë. 26-vjeçari E.J u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Dyshohet se vepra e artit që iu gjet me vete, ishte për qëllim trafikimin. Sidoqoftë çështja është nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net