• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume

13/11/2025
Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume

Kur lufton për çështjet shqiptare. Esad Pasha dhe Shote Galica – dy anët e një medaljeje

Nga Auron Tare

Disa vite më parë kam lexuar me shumë kureshtje një shkrim të Ben Andonit për vendndodhjen e varrit të Shote Galicës. (i bindur se brezi i ri nuk e njeh se kush eshte kjo grua nga Kosova)

M’u kujtua ky shkrim pasi më 10 nëntor ishte dita kur një figurë e rëndësishme e historisë shqiptare, si Shote Galica, vdiq e braktisur, e sëmurë dhe, me shumë gjasa, e uritur në një kasolle diku në fushat e zymta të Fushë-Krujës.

Shote Galica, e cila pasi kishte luftuar përkrah bashkëshortit të saj, Adem Galica, kunder terrorit serb ne Kosove, erdhi në Shqipëri e sëmurë, me katër fëmijë të braktisur të ish-luftëtarëve të çetës së bashkëshortit.

Askush nuk u interesua për të gjate periudhes se Presidentit Ahmet Zogolli. Nuk pati ndonjë nderim apo pension të veçantë dhe u la të vdiste në varfëri. Varrin, i cili deri para disa vitesh ishte në një kanal që mbushej me ujë sa herë binin shirat e nëntorit, e përshkruan bukur Ben Andoni në shkrimin e tij të botuar në “Milosao”:

“Anipse, përpara se ‘të marrësh’ vendimin e të hysh brenda një gardhi rrethues prej hekuri, që ruan prej kafshëve memorialin, i palyer kushedi që prej kur, i cili është po ashtu i mbuluar me një masë të madhe ferrash, një i panjohur duhet të ndalet të kuptojë se para çfarë realiteti është.

Ky është përshkrimi me pak fjalë i varrit tejet të thjeshtë, që përkujton një nga figurat e luftëtareve më dinjitoze të historisë së kombit shqiptar. Vendi, që i është falur prehjes së saj, është një rrafsh toke që dikur ka qenë kënetë.

Një dashamir shtiu ca lekë t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur dhe pa shkronja vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.”

Esad Pasha Toptani, një nga politikanët më kontraversë të fillimit të shekullit XX, i dënuar nga historiografia shqiptare, u vra në Paris në një atentat politik. I përfolur nga bashkëkohësit e tij si një figurë plot hije, i cili punonte përgjithësisht për interesat e veta personale, ai jetonte në një hotel luksoz të Parisit kur u qëllua nga Avni Rustemi.

Për fatin e tij në mërgim interesohej veçanërisht ish-kryeministri serb i kohës, Nikolla Pashiç, i cili përpiqej pranë qeverisë franceze që t’i lidhej një pension gjenerali Esad Pashës, që ai të mund të jetonte me “dinjitet”. Letra e Pashiçit për Aleksandër Millerand, kryeministrin e Francës, është një fakt i rëndësishëm që tregon si kreu i shtetit serb mbështeste ata që mbronin interesat serbe.

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi vrasja e Esad Pashës në Francë, qeveria serbe vendosi që gjenerali Toptani të varrosej në sektorin ushtarak të rezervuar për ushtrinë serbe në Cimetière de Thiais, në Paris, ku prehet ende edhe sot.

Kjo rrëfenjë është për të gjithë ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume dhe sheshe për çështjen kombëtare.

P.S (vetëm disa vite më parë eshtrat e Shote Galices më në fund janë marrë nga autoritetet kosovare dhe varrosur në Mitrovicë)

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al