• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një shaka nga Saranda/ Shpallet konkurs për drejtor drejtorie në ujësjellës

13/11/2023
Bllokohet lëvizja e trageteve Sarandë-Korfuz, ja çfarë ka ndodhur

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë sh.a shpall vend vakant për pozicionin “Drejtor Tregtar”.

Njoftimi publik i këtij vendi vakant është disi i pazakontë për Shqipërinë e sidomos në zonat periferike si Saranda sepse rrallë ndodh që këtu të merren njerëz me konkurs.

Përgjithësisht janë konkurse fiktive dhe në shoqëritë aksionere shtetërore pozicione të tilla emërohen nga administratori i kompanisë.

Në rastin e ujësjellësit të Sarandës, ose drejtori është paracaktuar kush do të jetë dhe për fasadë po mblidhen ca aplikime ose vërtet besojnë se një proces i tillë do afrojë kandidatët më të mirë.

Ne mendojmë se duhet të jetë rasti i parë, thjesht po bëhet një proces për sy e faqe teksa dihet kush do të jetë fituesi. Konkurs për drejtor drejtorie në ujësjellës? Ahahah çfarë shakaje nga Saranda.

Më poshtë njoftimi i plotë. 

Drejtori tregtar ka këto kompetenca:
a. Siguron mbarëvajtjen dhe zbatimin e procedurave ligjore për të gjithë veprimtarinë ekonomike-financiare të shoqërisë.
b. Siguron zbatimin e praktikave e të procedurave ligjore dhe nënligjore të cilat mbrojnë asetet e shoqërisë dhe administron burimet financiare të saj.
c. Harton planbuxhetin për vitin pasardhës dhe planet financiare strategjike për shoqërinë, të cilat i paraqet për miratim pranë administratorit ekzekutiv.
d. Është përgjegjës dhe nënshkruan pasqyrat financiare vjetore individuale dhe të konsoliduara, si dhe raportin e administrimit, dokumente të cilat ia paraqet për miratim paraprak administratorit ekzekutiv. Administratori ekzekutiv i paraqet Këshillit Mbikëqyrës për miratim të gjitha pasqyrat financiare vjetore, raportin e administrimit, si dhe propozimet për caktimin e fitimit.
e. Kujdeset për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të librave kontabël të shoqërisë.
f. Ushtron kontrolle periodike mbi veprimtarinë ekonomike-financiare të ndjekur nga specialistët përkatës. Garanton ruajtjen e standardeve të kontrollit të brendshëm financiar dhe zbatimin e standardeve të kontrollit financiar të specifikuara nga Ministria e Financave.
g. Siguron zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë.
h. Siguron zbatimin e sistemit financiar dhe të faturim/arkëtimit të shoqërisë.
i. Çdo detyrë të caktuar në kontratën e punës me Administratorin.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme :
 Të ketë përfunduar studimet e larta universitare dhe të zotërojë diplomë “Master shkencor”, në shkencat ekonomike, në degët financë/administrim biznesi.

-Të zotërojë certifikata përkatëse për aftësimin specifik profesional të tij, sipas detyrës që do të ushtrojë.
-Të ketë eksperiencë pune të ngjashme jo më pak se 5 (pesë) vjet.
-Të zotërojë njohuri të mira kompjuterike dhe te software financiare,
-Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunuese në grup.
Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë
– Kërkesë për punësim
-Curriculum Vita-e (CV)
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave tona të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë, njëkohësisht mund të dërgojnë edhe aplikimet në adresën e E-mail: [email protected]
– Aplikimet pranohen deri më date 24/11/2023!

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

19/12/2025
James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al