Një i ri nga Gjirokastra është shpallur në kërkim prej policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur një banesë. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit H. A., vjeç 21, banues në Gjirokastër, pasi ka vjedhur banesën e shtetasit V. T., vjeç 43, banues në Gjirokastër. Në njoftimin për media, policia nuk bën me dije se çfarë i ka vjedhur konkretisht.
©ArgjiroLajm.net