Kryetari i ri i PD-së në Përmet është zgjedhur Elton Hysenshahaj. Ai ka fituar me shumicë votash përballë kandidatit Armando Tatazi. Nga 56 vota në total, Hysenshahaj ka marrë 41 vota, ndërsa Tatazi ka marrë 6 vota. Të pavlefshme u shpallën 9 vota. Edhe këtu, njësoj edhe si në rastin e Tepelenës, humbësi merr fare pak vota, ndërsa fituesi mbi 95% të votave. Ky rezultat është tregues i një gare farsë. Nga njëra anë kemi kandidatin që është paracaktuar për të qenë fitues, nga ana tjetër është kandidati kukull për të legjitimuar procesin. Shpjegim tjetër gjithë kjo diferencë e madhe votash mes dy kandidatëve nuk ka.
©ArgjiroLajm.net









