Freddy Mcconnell është një burrë transgjinor që është bërë baba për herë të parë. Ai lindi si femër dhe me anë të operacioneve realizoi dëshiren e tij për t’u kthyër në mashkull.
Por mitrën nuk e hoqi nga trupi, e mbajti me dëshirën se një ditë do të bëhej prind dhe do të sillte në jetë një fëmijë. Me anë të një dhuruesi sperme Mcconnell ia arriti qëllimit dhe solli në jetë një djalë.
Teksa ka folur për mediat ndërkombëtare, Freddy ka treguar se dhimbjet e lindjes janë të tmerrshme.
“Meshkujt nuk e kanë idenë se ç’është të lindësh. As nuk ua pret mendja se sa vuajnë gratë,”– tregon Mcconnell .