E diplomuar për Menaxhim Biznesi, Fabiola Meci është një 23-vjeçare nga Lazarati që ka nisur të prodhojë produkte kozmetike në mënyrë artizanale. Kryesisht duke përdorur bimët medicinale të zonës ajo ka ngritur një punishte të vogël në fshat. Produktet më pas i shet në tregun vendas, por edhe në Europë e deri në SHBA e Kanada tek njerëz të njohur. Synimi është që këtë aktivitet ta zhvillojë më tej dhe të gjenerojë më shumë të ardhura për familjen. Në videon më poshtë ndiqni rrëfimin e Fabiolës për Rtsh Gjirokastra.