Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë. Ata pohojnë për Fiks Fare se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat. Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit, i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës, por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij. Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.









