• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me “Rambon”, ky është Ministri i ri i Brendshëm

21/05/2017
Njihuni me “Rambon”, ky është Ministri i ri i Brendshëm

Dritan Demiraj është emri i përfolur nga opozita dhe që duhet të marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të qenë ministri i ri i Brendshëm i zgjedhur pas marrëveshjes politike të arritur mes mazhorancës dhe opozitës që i dha fund protestës 3 mujore të demokratëve dhe i futi në zgjedhje.

Emri i tij është diskutuar mbrëmjen e së djelës në takimin që kryeministri Edi Rama pati me liderin demokrat Lulzim Basha tek Pallati i Kongreseve. Të hënën, në orën 18:00 parlamenti i Shqipërisë pritet të miratojë në një seancë të jashtëzakonshme emrat e gjashtë ministrave teknikë që futen në qeveri me propozim të opozitës, si dhe krerët e disa enteve kryesore, sërish të propozuar nga e djathta.

Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.  Ai është liruar nga detyra në dhjetor të vitit 2014, pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Motivacioni i lirimit nga detyra kur ministrinë e Mbrojtjes e mori Mimi Kodheli, ishte “largim jashtë shtetit pa leje”, çka publikisht është mohuar nga ish komandanti Demiraj.

Dritan Demiraj

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Produksioni e zbuloi! Kristi u përjashtua për këtë arsye

Produksioni e zbuloi! Kristi u përjashtua për këtë arsye

22/02/2026
Banorët mësojnë përmbajtjen e Kutisë së Pandorës/ Selin përplaset me Mirin: Shokohem që s’ka marrë veprime

Banorët mësojnë përmbajtjen e Kutisë së Pandorës/ Selin përplaset me Mirin: Shokohem që s’ka marrë veprime

21/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al