Një vend i lirë pune është hapur në Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Gjirokastër.
Sipas njoftimit të Departamentit të Administratës Publike, bëhet fjalë për pozicionin e specialistit në Sektorin e Kurrikulës dhe Cilësisë pranë kësaj drejtorie.
Kategoria e pozicionit është IV-b. Njoftimi thotë se afati i pranimit të aplikimit për ata që pranohen për herë të parë në shërbimin civil është data 6 maj 2017.
Për të parë njoftimin e plotë vizitoni faqen e Departamentit të Administratës Publike.
/ArgjiroLajm.net/