• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Notat: Si vlerësohen kuqezinjtë në sfidën me Moldavinë

18/11/2023
Notat: Si vlerësohen kuqezinjtë në sfidën me Moldavinë

Kombëtarja shqiptare arriti për herë të dytë në histori kualifikimin në një kampionat Europian pas barazimit të marrë me Moldavinë në transfertë. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj notat dhe vlerësimet e futbollistëve kuqezinj që u aktivizuan në duelin e mbrëmjes së kaluar.

BERISHA 9 – Fenomenal. Pritje, personalitet, qetësi dhe mbi të gjitha sa shumë besim. Kur të gjithë nisën të “lëkundeshin”, i vetmi që mbajti presionin ishte ai. Dhe i frymëzoi të gjithë.

HYSAJ 7 – Luajti thjesht në mbrojtje. Nuk bëri asnjë gjë të jashtëzakonshme, por as edhe ndonjë gabim. U mjaftua të limitonte sulmet e rivalëve në atë krah dhe ia doli.
ISMAJLI 7.5 – E kishte lojën nën kontroll edhe nga mbrapa shpine. Luajti mirë në tokë, por ka mangësi, megjithëse shtatlartë, në duelet në ajër. Gjithsesi, ai jep shumë siguri me forcën dhe zgjuarsinë që ka.

GJIMSHITI 7.5 – I njëjti argument si me Ismajlin në planin taktik dhe atë të mangësive në ajër. Duhet t’i flasë më shumë skuadrës kur presioni shtohet.
MITAJ 7.5 – I vëmendshëm si gjithmonë. I zgjuar dhe racional. Vallëzon me topin dhe i demoralizon rivalët hera-herës.

RAMADANI 8 – Rul në mesfushë. Shkel çdo cep, përplaset, ndërton aksione, vertikalizon, u bërtet rivalëve, u bërtet shokëve. Oh, çfarë luani aty para mbrojtjes!

ASLLANI 8 – Mbron, ndërton, ndërron krahun me një thjeshtësi dhe ka vizion. Ndoshta i mungon pak guximi për të tentuar diçka më shumë drejt portës, ose ndoshta nuk ka dashur të “tradhtojë” Silvinjon me porositë që i kishte lënë. Gjeometër.

BAJRAMI 7.5 – Punuan së bashku me Asanin mjaft mirë nënisjen e aksioneve, por nuk u panë shumë para portës për asistin përfundimtar. Dukej paksa i lodhur. U mundua të bënte 2-3 veprime individuale, por pa sukses. (Nga minuta e 80-të, Gjasula- Përpiqet të ngrejë murin dhe moralin e skuadrës në një moment delikat, por ndoshta duhej më herët. Bëri atë që di të bëjë më mirë, të mbrojë dhe të vertikalizojë, por Shqipëria e kishte humbur busullën në sulm).

ASANI 7.5 – Këtë herë luajti pa top. Asnjë nuk e kupton këtë, por duhet thënë se ai lojtar tërhoqi dy mbrojtës gjithnjë në mbulimin që i bëhej. Vetëm në këtë aspekt ai ka kryer shumë mirë detyrat. Ai duhet të kuptojë një gjë tani: i ka dalë nami dhe nuk e tolerojnë më. Do të jetë gjithmonë me mbulim të dyfishtë. (Nga min 90+2′ Muja – Pa notë. Hyn vetëm për të fituar sekonda).

CIKALLESHI 8 – Ai nuk është vetëm lojtar, por edhe luftëtar. Shënoi golin që i dha qetësi ekipit duke mos falur nga pika e penalltisë, por sa shumë ndihmon në mbrojtje. Sa shumë sakrifikon.
(Nga minuta 62′ Daku 7 – E njëjta dëshirë, i njëjti objektiv, por këtë herë nuk bën dot mrekullinë, pra ta dërgojë topin sërish në rrjetë. Për aq minuta sa luajti, e justifikoi besimin).

SEFERI 8 – Siguron penalltinë me një vetëbesim të admirueshëm aty në zonë. Lum ai mbrojtës dhe mesfushor që luan në krahun e tij duke e pasur shok në ekip. Sulmon mirë dhe mbron po kaq mirë.

TRAJNERI SILVINJO 9 – Një notë më shumë, sepse erdhi për një mision dhe e përmbushi atë. Skuadra e tij e nis shkëlqyeshëm, vuan disi në pjesën e dytë, por merr atë që i duhej. “Obrigado mister”! (Panorama Sport)

Related Posts

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët
Sport

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24
Sport

E diela e Superiores, dy ndeshje në program – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24
Sport

Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al