Procesi i Vettingut vijon të marrë nën shyrtim të gjithë trupën e parashikuar të drejtësisë. Pas Fatos Lulos dhe Vitore Tushajt, pritet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të marrë gjyqtarin Besim Trezhnjeva. Mësohet se më datën 11 prill do të zhvillojë edhe seancën e radhës dëgjimore me gjykatësin e Apelit Durrës.Trezhnjeva do të dalë para trupës gjykuese e cila përbëhet nga treshja Alma Faksaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Kjo e fundit është një notere nga Gjirokastra, që u zgjodh disa muaj më parë si pjesë e komisionit të Vettingut. Besim Trezhnjeva është edhe një prej anëtarëve të sistemit të drejtësisë dhe synon që të bëhet pjesë e trupës së KLP.









