• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nr.2 i qeverisë ka një paralajmërim për ata që punojnë në shtet

08/06/2017
Nr.2 i qeverisë ka një paralajmërim për ata që punojnë në shtet

Zv.kryeministrja Ledina Mandija përmes një deklarate publike u bën apel të gjithë punonjësve të Bashkive dhe Prefekturave që kanë statusin e nëpunësit civilë, administrativë apo me kontratë pune, që e kanë të ndaluar gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në aktivitete/veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati, si dhe e kanë të ndaluar të shprehin publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike.

Numri dy i qeverisë sqaron gjithashtu se “bazuar në nenin 88 të Kodit Zgjedhor nuk mund të përdoren apo të vihen në mbështetje të kandidatëve, partive politike apo koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror e vendor apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota dhe/ose emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo drejtues të entit pavarësisht kapitalit apo pronësisë. Me “burime” kuptohen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore”.
 

Po kështu,gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura.
 Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij.
 Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.
 Mandija u bën thirrje veçanërisht Bashkive dhe Prefekturave, por edhe çdo institucioni tjetër në nivel qendror e vendor të marrin masa për respektimin e plotë të dispozitave ligjore dhe nënligjore gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe sjellim në vëmendje që mosrespektimi i tyre mbart pasoja ligjore sipas ligjit deri në ndjekje penale.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori

U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori

22/02/2026
‘Albani është ai që i *** motrën Donaldi’/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

‘Albani është ai që i *** motrën Donaldi’/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al