Belgjika ka elimimuar SHBA në fazën 1/8 të Botërorit. Rezultati përfundimtar tregonte 1 me 4. Belgët ndërkohë do të luajnë në çerekfinale me Spanjën, që mposhti Portugalinë.
Belgjika i surprizoi të gjithë, duke fituar lehtësisht ndaj organizatorëve. Dominimi ishte i dukshëm që në fillimin e pjesës së parë, ndërsa Belgjika rezervoi nga dy gola për secilin fraksionin.
De Ketelar realizoi dopietë në pjesën e parë, duke shfuqizuar golin e Tillman nga goditja e dënimit. Ky i fundit përkohësisht riktheu baraspeshën.
Goli i Vanaken me asistimin e De Ketelar në minutën e 57-të, e ktheu në mision të pamundur kualifikimin e SHBA. Lukaku ndërkohë e vulosi fitoren me golin në minutën e 93-të.
Belgjika, që ishte një zhgënjim deri tani, tashmë mund të konfirmohet se kaloi pritshmëritë. Çerekfinalja me Spanjën do të luhet më 10 korrik prej orës 21:00.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









