• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk dua që Shqipëria të jetë në BE

12/08/2023
Nuk dua që Shqipëria të jetë në BE

Nga Martin Leka

Angelos Syrigos, një deputet grek i partisë në pushtet, ka vizituar në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, të arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit të shkuar.

Sipas organeve të drejtësisë së Shqipërisë, Beleri ka konsumuar veprën penale të korrupsionit zgjedhor. Gjykatat dhe prokuroria nuk janë bindur ta lënë të lirë, bazuar pikërisht në bindjen e tyre në fajësinë e zotit Beleri. Për këtë, këto thonë se kanë prova të pakundërshtueshme.

Nga ana tjetër, grekët, përfshirë edhe emisarin e fundit, thonë se Shqipëria nuk po zbaton ligjin?!… Po cilin ligj nuk po zbaton, ata nuk e thonë. Madje thonë, në fraza tipike e stereotipe, se Shqipëria duhet të zbatojë ligjin. Prapë nuk e thonë se cilin ligj.

Nuk do merrem me Belerin sepse kam shkruar dikur për të, por do merrem me emisarin e fundit të qeverisë greke, Syrigos.

Ai thotë se “dështimi i autoriteteve të Shqipërisë, apo mos lejimi që të betohet, po krijon një risk, që ai të largohet nga detyra si kryebashkiak i Himarës. Kjo do të shkaktojë përkeqësim të marrëdhënieve mes 2 vendeve”. Në dukje diplomatike, këto deklarata paragjykojnë pikërisht atë çfarë mund të ndodhë në të vërtetë dhe në tonet aspak diplomatike duket “gjuha e forcës” dhe shantazhit ndaj autoriteve shqiptare, politike apo të drejtësisë. Janë të njohura edhe në raste të tjera ndërhyrjet e politikës greke në raste të ngjashme si kjo.

Me tej, deputeti grek, që sipas medias është një i besuar i kryeministrit të Greqisë, thotë se ka tre kërkesa:

– E para, respektimi i ligjit.

– E dyta, e drejta e prezumimit të pafajësisë për personin që është zgjedhur si kryebashkiak.

– E treta. respektimi i të drejtave të njeriut.

Ti marrim me radhe këto tre kërkesa të deputetit grek:

– E para, ne shqiptarët e dimë dhe na është thënë se po respektohet dhe po zbatohet ligji shqiptar. Deputeti grek duhet të dijë se në ambientet ku qëndron bashkëkombasi i tij, qendron “një gjysëm qeverie” shqiptare, përfshirë edhe kryebashkiake të betuar.

– E dyta, ne e dimë mirë se në gjuhën juridike, Beleri është me status i pafajshëm, përderisa nuk është dënuar me një vendim të formës së prerë nga një gjykatë eprore shqiptare.

– E treta, është një çështje kaq inflative, sa duket si një slogan i partisë që përfaqëson pakicën greke ose Omonias, shoqatës rreth të cilës janë kjo pakicë. Në kushtet e flagrancës, siç është arrestuar Beleri, mendoj se “respektimi i të drejtave të njeriut” duhet lexuar pa interpretim.

Ajo që është thelbësore dhe që u bë edhe nxitje për të shprehur këto opinione, është ajo që shprehu deputeti grek Angelos Syrigos në fund të fjalës së tij pas kuvendimit me Belerin.

“Hapi tjetër do të ndodh fatkeqësisht në BE…”

Përtej diplomacisë, ky është një presion dhe shantazh i hapur ndaj një vendi fqinj. Ky presion mbi qeverinë dhe shtetin shqiptar, nuk e justifikon as politikisht, as juridikisht qeverinë dhe shtetin grek lidhur me atë që mund të pritet: veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Me sa di, Shqipëria ka çelur negociatat pikërisht nën presidencën e Greqisë. Qoftë edhe ky fakt, tregon se e drejta është në anën e atij që synon të ndëshkohet.

Sigurisht, halli më i madh është i Edi Ramës, i cili do të rropatet me të gjithë arsenalin e tij diplomatik për të negociuar këtë ngërç në marrdhëniet greko-shqiptare.

Por nëse fati i Shqipërisë në BE varet nga fati i fytyrës së Belerit, (besoj i ka kaluar të dyzetat), unë nuk dua që Shqipëria të jetë në BE.

Siç paralajmëron ndonjë djall me emër engjëlli.

Related Posts

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani
Lajme

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani

15/12/2025
Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara
Kryesore

Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

15/12/2025
Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”

15/12/2025
Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara
Kryesore

Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara

15/12/2025
Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Los Anxhelosit: Nick Reiner përgjegjës për vrasjen e prindërve të tij

Policia e Los Anxhelosit: Nick Reiner përgjegjës për vrasjen e prindërve të tij

16/12/2025
Roma “thyen” Como-n 1-0, por Gasperini “driblon” çështjen titull (VIDEO)

Roma “thyen” Como-n 1-0, por Gasperini “driblon” çështjen titull (VIDEO)

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al