• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk e japim Vlorën”, nis protesta kundër anijes që do të prodhojë energji elektrike me naftë (VIDEO)

09/09/2022
“Nuk e japim Vlorën”, nis protesta kundër anijes që do të prodhojë energji elektrike me naftë (VIDEO)

Një protestë do të mbahet sot kundër ardhjes së dy anijeve që mbartin dy supergjeneratorë me naftë të rëndë që sipas qeverisë shqiptare do të sigurojnë energji elektrike për vendin. Ambientalisti i njohur Lavdosh Feruni është në krye të asaj proteste me thirrjen “Nuk e japim Vlorëm”. Por, cilat janë dëmet e jashtëzakonshme që këta TEC-e lëvizëse i sjellin Vlorës?

Lavdosh Ferruni, në një artikull e ka shpjeguar me detaje:

“Nuk e japim Vlorën” është slogani i protestës në mëngjesin e 9 shtatorit të qytetarëve të Vlorës e thirrur nga Aleanca per Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës.

Në kohët moderne ndodh shpesh që një territor lëshohet jo nga pushtimi ushtarak, por nga pseudozhvillimi, ku shumëkombshet e naftës janë në avanguard të këtij lloj pushtimi.

Rast tipik është pushtimi i hapësirës për 99 vjet i 18 hektar nga Petrolifera në Gji të Vlorës, pushtim që po synon në fshehtësi të zgjerohet prej dhjetra hektarë të tjera. Gjoja për të ndihmuar për krizën energjitike nga Qeveria, duket me një ujdi paraprake dhe me shumë fshehtësi, po i jepet një kompanie nafte i gjithë Gjiri i Vlorës.

Janë 2 platforma mbi të cilën janë instaluar super gjeneratorë, që do djegin 600 ton naftë të rëndë për të prodhuar 100 MWh energji elektrike, e barabartë me 5% të kapacitetit të instaluar në Shqipëri.

Përveç një superndotje për gjithë Vlorën shqiptarët do duhen të paguajnë rreth 700 milion EUR për 2 vjet, para me të cilat mund të sigurohen nga energji e rinovueshme shumëfish i këtij kapaciteti dhe me një përdorim 30 vjeçar.

Bilanci është: Vlora merr ndotjen dhe paguan milionat, kompania, apo konsorciumi merr fitimet marramendëse. Por 2 vjeçari i vuajtjes është vetëm fillimi. Kompania e naftës do marri qindra e mijra miliona të tjera për 30 a më shumë vjet nga instalimet e veprave të tjera foisile, TECe, terminale etj, në territorin tashmë të pushtuar pjesërisht, pushtim që do zgjerohet vit pas viti, duke gllabëruar të gjithë gjirin e Vlorës, e duke nxirë detin e qiellin, që do i nxijë dhe jetën banorëve të Vlorës.

Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës është një aleancë qytetare me një kontribut të jashtëzakonshëm në kundërshtimin e pushtimit të plotë të Gjirit të Vlorës nga manjatët botëror të naftës në fillim të viteve 2000, sidomos shmangia e e naftësjellësit AMBO, që do shkarkonte dhe ngarkonte 800,000 fuçi naftë në ditë, ndërtimin e 3 TEC-eve etj.

Sidoqoftë ata ja dolën të ngulin 2 gozhdë në Gji të Vlorës, Petroliferën dhe TEC-in e Vlorës, si parapushtim për të ardhur sot me “flotën” nga Bangladeshi, së cilës pritet t’i bashkohen anije fosile-mbajtëse, në vitet në vazhdim, nga e gjithë bota…

Beteja fillon sot. TEC i Vlorës është llogaritur të krijojë ndotje sa deri 100 mijë makina çdo ditë që ecin 100 kilometra. Ndotja skandaloze që po i shkaktohet gjithë vendit është një rrezik serioz edhe për florën dhe faunën e të gjithë zonës.

Shkatërrimi që do i ndodhë zonës nga këto TEC gllabëruese të natyrës së mrekullueshme të Shqipërisë është i madh sepse zona të tëra do të ndoten dhe turizmi nuk do të jetë kurrë më si më parë.

Këto TEC-e rrezikojnë të ketë edhe një dëmtim të përhershëm të natyrës në brigjet më të bukura të Shqipërisë. Ata që do e pësojnë janë qytetarët e vendit pasi pushtetarët që marrin vendime janë kalimtarë dhe nuk ndikohen nga ndotja.

Dëmi që i shkaktohet natyrës është vetëm pë qytetarët e thjeshtë që jetojnë në zonë e jo për ata që edhe pushimet i bëjnë jashtë vendit.”

Related Posts

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)
Kryesore

55 persona në Sarandë përfundojnë në urgjencë nga fishekzjarrët dhe alkooli

01/01/2026
“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)
Kryesore

“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)

01/01/2026
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala
Kryesore

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

01/01/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Sot hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al