• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

Nga Namir Lapardhaja

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, dukej se gjithçka po shkonte ‘mbarë’ në Partinë Demokratike.

Retorika e vjedhjes, e mosnjohjes së qeverisë dhe e mbrojtjes së votës së lirë vijonte në rrjedhje të lirë, por nuk shqetësonte askënd.

Të gjithë deputetët e PD-së, edhe ata që duhen me njëri-tjetrin, edhe ata që urreheshin, e vetmja gjë për të cilën binin dakort është se të gjithë janë përgjegjës për humbjen, vetëm Berisha jo.

Në këtë kontekst, SPAK dhe GJKKO kanë vijuar punën e tyre për qeverinë, mirëpo, në vend të mbështetjes, Berisha dhe të tijët kanë vijuar me teoritë e organizatës kriminale dhe të një drejtësie të kapur prej Edi Ramës.

Pavarësisht akuzave dhe sulmeve ndaj qeverisë, opozita ishte ulur me të për ngritjet e një komisioni për Reformën Territoriale dhe një për atë Zgjedhore. Pra, gjithçka po ‘funksiononte’ për mrekulli.

Këtë qetësi duket se e prishi Ervin Salianji, i cili, edhe pse me një lëvizje të beftë dhe të paqartë përsa i takon asaj që pret dhe së ardhmes, filloi të organizojë disa takime me struktura dhe mbështetës të PD-së në rrethe.

Kaq ka mjaftuar që PD-ja të ‘zgjohet’ e tromaksur, të lëshojë një urdhër organizimi të brendshëm për të gjetur fajtorët e humbjes, ka filluar takimet në bazë, ka thirrur Këshillin Kombëtar, i ka vendosur Salianjit ‘vijat e kuqe’, duke i treguar praktikisht ‘derën’ e partisë dhe këtë të enjte ka zhvilluar një shfaqje siç vetëm Berisha dhe PD dinë ta bëjnë kur janë në halle të tilla.

Në këtë panoramë të përgjithshme, pavarësisht se ‘motivi’ duket se është Balluku, në të vërtetë është lëvizja e Salianjit brenda PD-së. Nuk po i tregojnë ‘forcën’ qeverisë, por muskujt Salianjit, për t’i thënë që jemi ne këtu.

Nëse do ta kishin me Ballukun dhe me Ramën, duhet të mbështesnin Prokurorinë e Posaçme dhe SPAK-un, jo t’i quanin organizatë kriminale dhe t’i akuzonin si shërbëtor të pushtetit ose të shkojnë në Këshillin e Mandateve dhe të kërkojnë atë që duhet të kërkojnë në përputhje me ligjin dhe kërkesën e Prokurorisë.

Nëse do ta kishin me Ballukun dhe qeverinë, nuk do ta prishin seancën, por të të kudeseshin që gjithçka të shkonte mbarë, në mënyrë që t’i sqaronin shqiptarët se çfarë ka ndodhur, çfarë pritet të ndodhë dhe në çfarë pozite dhe qëndrimi është opozita në gjithë këtë që ndodh.

Por jo! Zgjodhën të tregojnë ‘muskujt’ ndaj Salianjit, që të marrë vesh ai se këtu është Saliu dhe Muli, njëri që fluturon mbi kokat e gardistëve për të zënë karriget e ministrave dhe tjetri që mjafton të japë një urdhër për të shkaktuar atë kaos parlamentar.

Ja kaq është e gjitha! Shfaqja vijon.

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alkaraz i tregon vendin Djokoviç, thyen rekordin e Nadal në tenis

Alkaraz i tregon vendin Djokoviç, thyen rekordin e Nadal në tenis

01/02/2026
VIDEO/ Gola dhe spektakël në Manchester, United thyen Fulham

VIDEO/ Gola dhe spektakël në Manchester, United thyen Fulham

01/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al