• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës

PBDNJ ka denoncuar tentativën e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo për të përvetësuar përmes skemave mafioze pasurinë e popullit himarjot. Përmes një deklarate për mediat, PBDNJ thotë se përmes krijimit të një shoqërie private të tij, Tavo po tenton të administrojë, të japë me qira, të shesë dhe të blejë prona të Bashkisë — prona që nuk janë të tijat, por që i përkasin qytetarëve dhe brezave të ardhshëm. Në deklaratë thuhet gjithashtu, se ky është një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike nga të katapultuarit e Edi Ramës në Himarë — një akt që nuk ka asnjë justifikim politik, moral apo ligjor, por që provon arsyet dhe shkaqet pse u vodhën zgjedhjet në Himarë.

DEKLARATË PËR SHTYP

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut denoncon me forcë tentativën e Kryetaritt ë emëruar të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, për të shtënë në dorë dhe për të përdorur për qëllime klienteliste pasuritë që i përkasin Bashkisë dhe gjithë popullit të Himarës,

nëpërmjet një skeme mafioze që synon të miratohet në Këshillin Bashkiak, në mbledhjen e datës 30.01.2026. Ky është një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike nga të katapultuarit e Edi Ramës në Himarë — një akt që nuk ka asnjë justifikim politik, moral apo ligjor, por që provon arsyet dhe shkaqet pse u vodhën zgjedhjet në Himarë.

Kryetari i Bashkisë ka krijuar një shoqëri private (SHPK), me ortak të vetëm veten e tij dhe me një kapital qesharak prej 100 lekësh, duke synuar të administrojë, të japë me qira, të shesë apo të blejë prona të Bashkisë — prona që nuk janë të tijat, por i përkasin qytetarëve dhe brezave të ardhshëm. Ky nuk është zhvillim. Ky nuk është menaxhim. Ky është privatizim i pushtetit dhe përvetësim i pasurisë publike. Ligji është i qartë: pasuritë e Bashkisë administrohen vetëm nga Këshilli Bashkiak, jo nga një kryetar që sillet si pronar i qytetit dhe jo nga një kompani private në pronësi të tij.

Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë është shkelje e hapur e shtetit të së drejtës. Ky veprim përfaqëson një konflikt të rëndë interesi, ku pushteti publik përdoret për përfitim privat. Është shembulli më i keq i mënyrës se si politika keqpërdoret për t’i shërbyer interesave të një individi apo një grupi politik, dhe jo interesit të komunitetit.

Vangjel Tavo, në gjurmët e shefit të tij që po ndan copa shteti për të mbajtur pushtetin, synon të tjetërsojë dhe të zhdukë pronën e përbashkët të himariotëve, duke krijuar një zinxhir klientelist interesash private-politike. Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë që prona e përbashkët të kthehet në biznes familjar, shoqëror apo partiak; që Bashkia të trajtohet si SHPK private dhe qytetarët si spektatorë pa zë.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u bën thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të mos e votojnë “Himara Invest” sh.p.k., me ortak të vetëm Vangjel Tavo dhe me kapital 100 lekë. Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të çdo veprimi të paligjshëm dhe transparencë të plotë mbi pasuritë publike. Bashkia nuk është pronë private! Pasuria publike nuk është mall tregu për pushtetin! Himara nuk është në shitje!

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

11/11/2026
Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë” – Balkanweb.com – News24

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë”

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al