• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk është Messi, flet Guardiola: Jam i dashuruar me këtë lojtar të PSG

29/09/2021
Nuk është Messi, flet Guardiola: Jam i dashuruar me këtë lojtar të PSG

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, thotë se është “i dashuruar” me Marco Verratti, pasi mesfushori italian e ndihmoi PSG të triumfonte të martën në Ligën e Kampionëve. Verratti dhe PSG mposhtën Manchester City 2-0 në “Parc des Princes”, me Idrissa Gueye dhe Lionel Messi që shënuan golat. Pavarësisht se Messi shënoi golin e tij të parë për klubin e ri, ishte shoku i skuadrës, Verratti, ai që pushtoi zemrën e Guardiolës me paraqitjen e bërë në mesfushën pariziene. “Unë jam i dashuruar me të. Verrati është i jashtëzakonshëm, – tha Guardilola. – Edhe nën presion, ai arrin të gjejë ato pasime, të cilat lejojnë që mesfusha të jetë e lirë.
Nuk është një lojtar për pasime të gjata, por gjithmonë mund të mbështeteni tek ai për të ndërtuar lojën. Ne arritëm ta kontrollonim atë më mirë në pjesën e dytë, por në pjesën e parë ishte vërtet i jashtëzakonshëm”. Manchester City nuk ishte në gjendje të shënonte kundër PSG, pavarësisht se kishte disa shanse të qarta për ta bërë këtë gjatë gjithë ndeshjes. PSG, ndërkohë, shfrytëzoi plotësisht shanset e veta. “Ata mund të ta marrin hapësirën, – shtoi Guardiola. – Janë lojtarë të jashtëzakonshëm, si Messi-Suarez-Neymar te Barça. Jo shumë ekipe mund t’i kenë këta lojtarë. PSG i ka, ne nuk mund t’i kontrollonim ata.
Është e vështirë të kontrollosh Messin për 90 minuta. Është e vështirë ta ndalosh atë, na është dashur t’ia minimizojmë mundësitë që të prekte topin. Ne bëmë atë që dimë të bëjmë, mirë apo keq, por jemi ata që jemi. Kësaj here ishte edhe Verratti i jashtëzakonshëm, që arriti të gjente lidhjen me Neymar”.

Related Posts

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh
Sport

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje
Sport

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët
Sport

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al