Negociatat për në Bashkimin Europian do të shtyhen për në qershor të 2019-ës. Kështu është shprehur komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn. Në një mesazh në “Twitter” ai shprehu kënaqësinë që Komisioni Europain sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit.
“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, shkruan Hahn.









