POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy shtetas të dyshuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Sipas njoftimit zyrtar, procedimi është regjistruar për shtetasit G. M., 30 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në Tepelenë. Ata dyshohet se një ditë më parë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për lirimin e një sipërfaqeje toke shtetërore që e kishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









