• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24

Me 81 pikë më pak se shoku i tij i skuadrës, Kimi Antoneli, britaniku nuk beson më se mund të luftojë për titullin botëror, edhe pse në garat e fundit ka treguar përmirësime të dukshme.

Xhorxh Rasëll ka fituar vetëm dy gara këtë sezon, përballë tetë triumfeve të pilotit italian. Fitorja e fundit e Antonelit erdhi pikërisht fundjavën që lamë pas në Madring, ndërsa Rasëll u detyrua të kënaqej me vendin e pestë, duke përfituar edhe nga tërheqja e Luis Hamiltonit.

NJË BOTËROR QË DUKEJ I FITUAR
Pas garës së parë të sezonit në Australi, të cilën Rasëll e fitoi përballë Kimit, gjithçka dukej se po shkonte në favor të pilotit britanik. Mercedesi kishte gjetur drejtimin e duhur pas ndryshimeve në rregullore dhe Rasëll më në fund dukej se do të kishte mundësinë që kishte kërkuar që prej kalimit te skuadra gjermane në vitin 2022. Pas largimit të Luis Hamiltonit te Ferrari, ai mbeti edhe piloti kryesor i Mercedesit.

REALITETI, NDRYSHE
Rasëll arriti të fitonte edhe në Austri, por në pjesën tjetër të garave britaniku ka përfunduar pas shokut të skuadrës, me përjashtim të Çmimit të Madh të Britanisë dhe atij të Barcelonës, ku italiani pati probleme me makinën e tij. Situatës i shtohet edhe fakti se Rasëll ka siguruar vetëm shtatë podiume këtë sezon, ndërsa Kimi ka 12. Diferenca mes dy pilotëve të Mercedesit është rritur gradualisht dhe shpresat e Rasëllit për titull janë zbehur ndjeshëm.

Edhe statistikat nuk janë në favor të britanikut. Rasëll ka vetëm një tërheqje nga gara më shumë se shoku i tij i skuadrës, por rezultatet jashtë podiumit kanë ndikuar ndjeshëm në pikët e tij dhe, rrjedhimisht, në mundësitë për të luftuar për kampionatin. Vetë Xhorxhi e përmblodhi situatën pas përfundimit të garës: “Kanë qenë disa gara mjaft pozitive, edhe pse rezultati i sotëm nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Në njëfarë mënyre, kjo është historia e këtij sezoni”.

OBJEKTIVAT
Pasi e ka nxjerrë veten jashtë garës për titullin e pilotëve, Rasëll do të përqendrohet te objektivi i Mercedesit për të fituar kampionatin e konstruktorëve. Ky titull duket gjithnjë e më pranë për skuadrën gjermane, e cila ka grumbulluar 503 pikë, kundrejt 310 të Ferrarit. Italianët dukeshin si skuadra e vetme që mund të sfidonte dominimin e Mercedesit këtë sezon.

“Duhet vetëm të përqendrohem te performanca ime dhe të vazhdoj të përpiqem ta ndihmoj ekipin. Është e qartë se jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar kampionatin e konstruktorëve.  Duke qenë realist, nuk jam në garë për Botërorin”, deklaroi Rasëll. Ndërkohë, edhe Luis Hamilton dhe Sharl Lëklerk duket se po largohen gradualisht nga lufta për titullin, si në kampionatin e pilotëve, ashtu edhe në atë të konstruktorëve.

Përveç vështirësisë për t’iu kundërvënë Mercedesit, te Ferrari situata është komplikuar edhe nga rivaliteti mes dy pilotëve, të cilët tashmë kanë nisur të përplasen mes tyre. Nga ana tjetër, te Red Bulli duket se gjithçka varet nga Maks Vershtapen, për sa kohë makina nuk i krijon probleme. MekLareni, ndërkohë, duket se është zgjuar shumë vonë këtë sezon, veçanërisht për sa i përket kampionit të botës, Lando Norris. Kështu, Rasëll nuk ka shumë alternativa përveçse të vazhdojë të shtyjë në maksimum deri në fund të sezonit. Siç deklaroi edhe Kimi Antoneli pas Çmimit të Madh të Spanjës, pavarësisht avantazhit të madh në renditje, në Formula 1 nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit
Sport

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

16/09/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Gati për Luksemburgun, Shqipëria zbret në fushë
Sport

“Është për Seria A”, trajneri i thur elozhe yllit të Kombëtares shqiptare: I destinuar për 20 gola

16/09/2026
Gati për Luksemburgun, Shqipëria zbret në fushë
Sport

I destinuar për 20 gola – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Valverde: 250 ndeshje me madrilenët, shifër e paimagjinueshme
Sport

Valverde: 250 ndeshje me madrilenët, shifër e paimagjinueshme

16/09/2026
“Ishte ndeshje e vjedhur”, shpërthen Raphinha. Flick: Jemi Barça, provojmë sërish
Sport

Kampionati, Flick në prag të Racing: Nuk e nënvlerësojmë!

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24

Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al