• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk justifikoi dot shtëpinë tre katëshe, si e ‘fundosi’ vettingu prokurorin e Përmetit

25/07/2019
Vettingu ‘pret’ një tjetër kokë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit (FOTO)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e kreut të Prokurorisë së Përmetit, pas problemeve të konstatuara kryesisht në kriterin e pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta pas problemeve të konstatuara me pasurinë e tij. Vendimi u shpall mëngjesin e së enjtes nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror, ka punuar për një periudhë edhe si avokat. Për më shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua me dekret të Presidentit në Prokurorinë e Tiranës. Keta u përball me vetingun si kreu i Prokurorisë së Përmetit, pas komandimit në këtë pozicion në vitin 2017.

Problemet që duket se e penalizuan subjektin lidhen me ndërtimi i një shtëpie tre katëshe mbi një truall të trashëguar nga i ati, mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e përfituara si avokat në vitet ’90 si dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Komisioni kishte rrëzuar më herët me vendim të ndërmjetëm një kërkesë të tijën për të bërë ekspertizë të pavarur për kostot e dy ndërtimeve, një shtëpie tre katëshe dhe një shtese mbi një shtëpi të ndërtuar në vitet 60’.

Keta foli pak në mbrojtje të tij. Ai tha se tatimet nuk kishin kthyer përgjigje sa i përket aktivitetit të tij si person fizik në vitet 90’, por tha se mbante mend edhe zyrën dhe personin tek i cili kishte derdhur detyrimet. Ai tha se ishte dakord me gjetjet e KPK-së dhe se parashtrimet e tij i kishte paraqitur me shkrim. /BIRN

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

17/12/2025
Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al