• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk kam menduar që jam e bukur…”/ Antonela Berisha reagon pas publikimit të fotos së saj para operacioneve në rrjet

03/11/2025
“Nuk kam menduar që jam e bukur…”/ Antonela Berisha reagon pas publikimit të fotos së saj para operacioneve në rrjet

Antonela Berisha, ka befasuar ndjekësit me një postim ne Instagram, duke ndarë një pjesë shumë personale të jetës së saj. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të vjetër nga dokumenti i identitetit, ku shfaqet në moshën 12-vjeçare, shoqëruar me një rrëfim.

“Publiku më njeh për atë që jam sot, por jo për atë që kam qenë dje. Nuk e bëj këtë postim për shantazhe apo për vëmendje, por për t’u treguar të gjitha vajzave që nuk duhet të kenë turp nga rruga e tyre,” shkruan Antonela, duke hapur një teme rreth pamjes se saj.

Shkrimi i Antoneles:

Ditet e fundit qarkullon ne rrjet 1 foto e imja dokumenti ne moshen 12 vjecare. Me siguri nuk eshte eksperience e kendshme per asnje nga ne kur shohim veten shume vite me perpara, por me siguri nuk eshte as motiv per te pasur turp dhe motiv per tu “shantazhuar” nga mediat. Publiku qe me ndjek e me do me ka vleresuar perhere per natyren time te drejtperdrejte, trasparente dhe popullore, keshtuqe do u jap pak “background story” te gjitha vajzave qe me ndjekin. Nuk kam menduar asnjehere qe jam e bukur sipas standardeve konvencionale te bukurise, dhe gjate jetes time, si qindra e qindra vajza kam patur veshtiresi ne pranimin e vetes dhe te pamjes time, ne krijimin e vetebesimit dhe kurajos per te qene ajo qe jam. Dhe une si te gjitha vajzat e grate ne kete bote here pas here jam influencuar nga “standardet e bukurise” qe me jane imponuar.. nje peshe qe e kam ndjere sidomos kur kam ardhur ne Shqiperi dhe jam bere pjese e televizionit. Bota e televizionit dhe bota shqiptare te percmon sepse je e shemtuar, ama te percmon edhe sepse je e bukur. Populli thote “hyp se te vrava,zbrit se te vrava”. Personalisht kam bere keto nderhyrje si me poshte: otoplastike, rinoplastike dhe procedura jo-invazive si fillerat ( te cilat i kam shkrire me vone). Eshte per tu nenvizuar se si , me nderhyrje apo pa nderhyrje, njerezit gjithmone kane gjetur tek une dhe pamja ime gjera qe nuk shkojne, dicka qe me ka lenduar per shume kohe derisa kam kuptuar qe .. kush kerkon te gjeje shemti do ta gjeje dhe kush eshte i predispozuar te shikoje te bukuren do e gjeje gjithashtu. Kam mesuar se kjo nuk ka te beje me mua por me personin qe shikon… eshte me se e vertete kur thuhet qe njeriu e shikon boten me filtrin dhe lenten e vet, e shikon ashtu sic eshte vete. Sot ne moshen 29 vjecare nuk pranoj me te me diktohet menyra se si duhet “te dukem” apo te jem, dhe nuk shantazhohem me nga gjera kaq te natyrshme si pamja qe me ka dhene Zoti, dhe keshilloj te gjitha vajzat qe me ndjekin mos te behen viktima te standardeve te pa-arritshme te bukurise qe vendos shoqeria por te mesojne ta duan veten dhe te gjejne kurajon te jene vetvetja. Perqafime

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“A është Tajson Furi këtu?”, Xhoshua nuk përmbahet pas triumfit ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën! Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar

27/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al