Për të disatën herë Bashkia Gjirokastët anulon tenderin për shërbimin e kastrimit të qenve të rrugës. Shkak është bërë mosparaqitja e asnjë kompanie apo subjekti të interesuar që mund ta ofrojë këtë shërbim.
Tenderi me vlerë rreth 11 milionë lekë të vjetra zhvillua në 2 mars të vitit 2023, dhe pasi u shty dy herë po për mosparaqitje të asnjë ofertuesi, u vendos që të bëhej në fund të qershorit.
Shpallja e tretë formale u bë më 24 korrik 2023 dhe më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar i tenderit.