Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Janinës. Ai akuzohet për transport dhe trafik droge.
30 vjeçarit iu bë shenjë nga një patrullë policie që të ndalonte për kontroll, por ai u largua me shpejtësi.
Përfundimisht, u ndalua në një rrugë sekondare pranë fshatit Mazaraki, 35 km larg pikës kufitare të Kakavijës.
Në sedilen e pasme të automjetit, u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin gjithsej 40 paketa me 43 kg kanabis.
30-vjeçari kishte me vete edhe një pistoletë të tipit Tokarev, që iu sekuestrua, ashtu si dhe droga e automjeti.
Në banesën e tij, në Igumenica, policia sekuestroi dhe një shumë prej 1.100 euro, që e konsideron si produkt të trafikut të drogës, si dhe 5 pilula narkotike.
30 vjeçari do të dalë para prokurorit të janinës,m ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për të gjetur destinacionin e drogës.