Nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës për martesë, 33-vjeçari godet me thikë të dashurën e tij.
Sipas policise, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, fill pasi nëna e dy fëmijëve refuzoi si partner 33-vjeçarin e identifikuar si shtetasi Mario Spahiu.
Plagosja ka ndodhur rreth orës 21:50 të datës 6 prill në lagjen 17 të Durrës.
Blutë bëjnë me dije se e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se i riu dhe e shtetësja Stefani. V. 34-vjeçe e divorcur dhe nënë e dy fëmijëve të moshës 5 dhe 9-vjeçare kishin një lidhje dashurore mes tyre.
I riu i kishte kërkuar të martoheshin, por 34-vjeçarja përveçse ka shpërfillur ftesën ka kërkuar të ndahet prej tij.
Në këto kushte, 33-vjeçari, i shpallur në kërkim e ka goditur mbi tetë herë me thikë duke e plagosur rëndë.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për arrestimin e tij.